Sharri Plast & Glass është themeluar në vitin 2001 në Buzez të Dragashit nën udhëheqjen e pronarëve “Vëllezërit Jusufi” me një kapacitet të vogel prodhimi dhe me një fuqi punëtore deri në 3 punetorë. Besimi i fituar tek klientët dhe puna e pa rreshtur në drejtim të përmbushjes së kërshërive të klientëve ndikoi edhe në zgjerimin e prodhimtarisë dhe fuqisë punëtore.
Vite më vonë falë një pune të pa lodhshme të të gjithëve pa përjashtim, në qytetin e Prizrenit ndërtohet ndërmarrja më e madhe për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika alumini si dhe xhami termoizolues. Aktivizimi i hapësirave të reja rezultoi edhe me zgjerimin e makinerisë dhe rritjen e fuqisë punëtore në mbi 25 punetor. Tani Sharri Plast & Glass posedon repartin e posaqëm për prodhimin e xhamit me standarde ndërkombëtare dhe me cilësinë më të mirë në vend. Në prodhimin e plastikes për të cilin për momentin posedojnë makineritë më të mira dhe përvojën shumëvjeçare në tregun e plastikes dhe të xhamit. Eksporti i shpeshtë në vendet e BE, kryesisht në Gjermani, rezultoi në vitin 2015 të themelohet SHARRI PLAST & GLAS GmbH në Freiburg të Gjermanisë.